Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e ‘Turgut Ozal’ për pezullimin e vendimit

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kopshtit turk ‘Turgut Ozal’ për pezullimin e vendimit për mbylljen.

Në një prononcim për mediat, avokati tha se: “Tani sipas ligjit do t’i drejtohemi Gjykatës së Apelit, sepse kopshti i plotëson të gjitha kushtet.”

Sipas Ministrisë së Arsimit, mbyllja është bërë me arsyetimin e shkeljes së rëndë të licencës. Godina ku ushtrohej aktiviteti nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga ministria.

Erdogan, vazhdimisht i ka bërë presion qeverisë shqiptare për mbylljen e institucioneve të tij në Shqipëri, si dhe ka kërkuar ekstradimin e atyre që i cilëson si “gylenistë”.

Read Previous

Mbyllja e kopshtit “Zubejde Hanim”/ Nëna e vogëlushit: Do mbetet traumë për fëmijët

Read Next

Yuri Kim dhe Balluku vizitojnë termocentralet lundruese në Vlorë, ambasadorja amerikane: Do të sigurojnë energji për 200 mijë familje në vit