Manjani tallet me Ramën/ Jeni në terezi apo jo, Rama s’ka përgjegjësi, s’di ç’bëhet pas krahëve të tij

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për lidhjet me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal dhe akuzat e ngritura nga opozita.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Manjani ironizon Ramën, teksa thotë se ai nuk ka si ta dijë se çfarë bëjnë njerëzit pranë tij, ashtu siç nuk ka ditur asnjëherë çfarë ka ndodhur në asnjëherë në oborrin e vet.

Ai deklaron se mbi të gjitha kreu i qeverisë s’ka përgjegjësi për këto gjëra që i ndodhin vendit që qeveris, prandaj duhet votuar sërish.

“Pse çuditeni?!

Ai asnjëherë s’ka ditur e as di se çfarë ndodh në oborrin e vet.

Ai nuk e dinte që:

Vendi u kanabizua në mënyrë kapilare.

Drogat e forta hyjnë e dalin në vëndin që ai qeveris në çdo cep e detaj.

Ndërtimet në mes të Tiranës dhe te Liqeni i Thatë janë pa leje.

Në Shqipërinë që qeveris me patronazhistë vidhen zgjedhjet.

Harxhohen para publike pa hesap e pa garë.

Në Shqipëri ka kontrata korruptive koncensionesh.

Ka deputetë e të zgjedhur prej tij me të shkuar kriminale.

Ai nuk di as këto e as kush ha e mbledh dardha në këtë vend që vetë qeveris.

Padyshim s’ka sesi të dijë çka bërë Neza, Duçka, Mcgoni. Asgjë nuk di, udhëheqësi i madh që di çdo gjë për Shqipërinë, Ballkanin, BE e gjysmën e Amerikës.

Nuk i dini ju këto?

Duhet tua thotë Ngjela që t’i besoni edhe juridikisht?!

Pse ore me BILD, mediat e huaja, FBI dhe gjykatën amerikane doni të provoni dijeninë e udhëheqësit të Ngjelës, Tiranës Durrësit e gjithë Shqipërisë?

Pse ore me dosjet 184 e 339, me dosjen e patronazhistëve, me dosjet e drogës, me dosjet e dekriminalizimit,me kontratat abuzive, me paret e harxhuara pa tender, me shkrimet në gazeta,reportazhet e ZDF dhe RAI3 mbi shtetin mafioz që drejton, me dosjen e FBI apo me godinat pa leje në Tiranë doni të provoni që Ai ka dijeni çi ka bërë këtij vendi?!

Jeni në terezi apo jo?!

Mbi të gjitha ai s’ka përgjegjësi për këto gjëra që i ndodhin vendit që qeveris.

Domethënë ka të njëjtin status me të çmendurin, pijanecin dhe të miturin në 14 vjeç.

I papërgjegjshëm!

Prandaj o popull:

Votoje prap se gjynah!!!”, shkruan Manjani.

Read Previous

Berisha përshëndet vendimin e vendeve perëndimore për të çuar tanke moderne në Ukrainë

Read Next

Moti në fundjavë/ Vranësira dhe ngrica