Lirohet kyeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok / Mbetet nën “siguri të rreptë”

Abdalla Hamdok, kryeministri i rrëzuar i Sudanit, është lejuar të kthehet në shtëpi, sipas zyrës së tij, një ditë pasi ushtria e vendit e ndaloi atë dhe mori pushtetin me një grusht shteti.

Komuniteti ndërkombëtar dënoi rrëmbimin me dhunë të pushtetit nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhan. Shtetet e Bashkuara kishin thanë se do të pezullonin ndihmën, ndërsa Bashkimi Evropian kërcënoi të bënte të njëjtën gjë, shkruan Aljazeera.

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, kishte kërkuar gjithashtu lirimin e menjëhershëm të Hamdokut, ndërsa ai u kërkoi fuqive botërore të bashkohen për t’u përballur me atë që ai e quajti një “epidemi të grushteve të shtetit”.

Deklarata e zyrës së Hamdok tha se kryeministri i rrëzuar dhe gruaja e tij ishin nën “siguri të rreptë” në shtëpinë e tyre në kryeqytetin sudanez, Khartoum, dhe se zyrtarë të tjerë civilë të arrestuar në ditën e grushtit të shtetit janë ende në paraburgim, vendndodhjet e tyre janë të panjohura.

©kumtari.al

Read Previous

“Rashë në grackë të dikujt”, Miss Serbia pendohet pasi bëri shqiponjën me duar

Read Next

Agroturizmi kuturu, KLSH: S’ka të dhëna zyrtare për investimet, nevojë për strategji të veçantë