Kush më përfaqësoi mua në Bruksel?

Nga Ylli Dylgjeri

PD nuk ishte në mbledhje. LSI jo. Agraret jo.

Të tjera parti parlamentare nuk ishin!

Atëherë kush më përfaqësoi mua aty?

Më panë sytë vetëm ca zvministra anonim, që kishin shkuar në mungesë e me porosi të ministrave si kontenier pa plumce.

Apo… mos më përfaqësoi Elisa Van Der Lyen që fliste si e ëma Zeqos majë thanës?

Miq!
Ka rënë edhe sistemi mendor, veç e-Albanias.

Ka rënë gjithshka.

I kanë rënë edhe poturet

Poturemadhi që u tall aty:

Nuk dimë kush është kush! – për opozitën! – tha.

Kur u mbush Bulevardi ju mbushën dhe brekët!

Po të ishte kështu, për një parti, edhe Partia e Punës na fuste e vetme në Europë.

Biles shumë më shpejt.

Edi Rama nuk ishte në mbledhjen e 81 Partive që të përfaqsohej i vetëm në Bruksel.

…dhe unë vazhdoj të jem shtetas shqiptar, i lindur e rritur këtu, banor po ashtu, i lirë e i pa dënuar penalisht nga gjykatat, me ID, e Pasaportë Udhëtimi, e sërisht nuk di kërkush se kush më përfaqson!

Edhe delet e Krifcës kanë një matrikull e një bari që i del zot.

Kush ishte zëri im në Bruksel?
Jemi të huaj në vendin tonë. Jemi qeraxhinj. Jemi kalimtarë…që nuk e kthen kokën kërkush.
Ky është shteti që bëri Edi Rama nën e mbi dhe’.
Vrau dinjitetin.
Vrau votën.
Vrau lirinë, për t’na barazuar me relika të së shkuarës.
Mirëupafshim në Shtator!

Read Previous

Flutura Açka, quan opozitën çetë

Read Next

Lajmi për një ‘spiun’ në presidencë/ Tedi Blushi: Është një ‘fake news’, raporti i SHISH si gazetë e Sigurimit të Shtetit