Flutura Açka, quan opozitën çetë

Flutura Açka, deputetja e Lulzim Bashës, ka bërë një reagim të pazakontë, pas vendimit të BE për të çelur negociatat Shqipëri-BE. 

Në një postim në llogarinë e saj të Facebook, Açka e quan opozitën çetë e cila sipas saj do pengojë integrimin e vendit.

Asnjë fjalë për Edi Ramën dhe qeverinë që vonoi për vite të tëra procesin e negociatave për shkak të krimit dhe korrupsionit galopant.

Por deputetja e Bashës ka se çfarë të thotë për opozitën, duke përdor terma pezhorativë si ky në postimin e mëposhtëm.

Postimi

Mbi 15 vite nga Marrëveshja Stabilizim Associjimit.
Sa kohë akoma deri nē anëtarësimin e plotë në BE?
Me këtë bandë në pushtet rruga është e gjatë.
Me këtë çetë në Opozitë rruga ka pengesa.
Tē shkojmë në BE si Shqipëri me shqiptarë, kjo është çështja!
Kam premtuar se do të bëj pjesën time modeste, siç jam betuar, që ta përshkojmë atë rrugë më shkurt e me dinjitetin që meritojmë.
Bëje edhe ti, kushdo qofsh!

Image

Read Previous

Na e fikën llampën

Read Next

Kush më përfaqësoi mua në Bruksel?