Kush është peshku i madh në rrjetën e SPAK?/ Flet Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, është pyetur mbrëmjen e sotme se kë konsideron si “peshk të madh” në rrjetën e SPAK.

Ambasadorja nuk preferoi të flasë me emra, por theksoi se duhet kohë që të thuhet se kush është “peshku i madh”, ndërsa përmendi se dy ish-ministria të qeverisë janë në burg.

Kim deklaroi në emisionin “Open” se Reforma në Drejtësi ka përparuar, pasi po heton deputetë e po konfiskon prona.

Kur ishte hera e fundit që deputetë janë hetuar dhe iu janë konfiskuar pronat? Nuk më duket se ke ndonjë përgjigje të mirë as për këtë. Dhe e di që tani, prirja është që të përpiqesh të numërosh sa nga kjo anë dhe sa nga ajo anë dhe mendoj që ajo që SPAK dhe elementët e tjerë të institucioneve të Reformës në Drejtësi duhet të tregojnë është që janë të pavarur, që funksionojnë me integritet, dhe se po zbatojnë ligjin. Sundimin e ligjit. Askush mbi ligjin”, theksoi ambasadorja.

Read Previous

Reagon për herë të parë Yuri kim për peticionin online

Read Next

Parashikimi i motit