Parashikimi i motit

Vijojnë masat ajrore të qëndrueshme në të gjithë vendin, duke bërë që Shqipëria të jetë nën dominimin e motit të kthjellët gjatë paradites.

Por parashikohet që pasditja të sjellë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të vendit ku herë pas here do të jenë rrebeshe, më të mundshme në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe nata ri-sjellin sërish kthjellimet në territor. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 29°C.

Era do të fryjë  mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosovë

Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në Kosovë. Por mesdita dhe pasditja do të shtojnë vranësirat në vend, duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në zona të izoluar në kufi me territorin Shqiptar.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV paraqitet gjatë paradites në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, të cilat në orët e mesditës pritet të shtohen përkohësisht duke sjellë reshje të pakta shiu në MV. Shirat më të fokusuara do të jenë në zonat Perëndimore të vendit.

Read Previous

Kush është peshku i madh në rrjetën e SPAK?/ Flet Yuri Kim

Read Next

Çmimet e apartamenteve në Tiranë do të vazhdojnë të rriten