Kush do të jetë Avokati i ri i Popullit?/ Ja kush janë 13 pretendentët që kanë paraqitur kandidaturat

Pas shtyrjes së garës për emrin që do të zëvendësojë Erinda Ballancën në krye të institucionit të Avokatit të Popullit, në Kuvend janë paraqitur edhe 13 kandidaturat për këtë post.

Burime për CNA.al, bëjnë të ditur se emrat që kanë paraqitur kandidaturat janë:

1.Jordan Daci

2.Evis Fico

3.Erinda Ballanca

4.Bledar Dervishaj

5.Ahmet Premçi

6.Endri Papajorgji

7.Brikena Kasmi

8.Boriana Nikolla

9.Altin Goxhaj

10.Ermir Kapedani

11.Olta Aliaj

12.Jorida Rustemi

13.Drita Avdyli

Ligji parashikon që kandidatët fillimisht të pyeten në seanca dëgjimore nga Komisioni i Ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim. Në fund të seancave dëgjimore, komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta. Ata që i përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli, ndërkohë që është Parlamenti ai që thotë fjalën e fundit dhe zgjedh fituesin me 84 vota në seancë plenare.

Read Previous

Rama shkon të takojë Hashim Thaçin në burgun e Hagës

Read Next

Veseli deklarohet i pafajshëm në Hagë