Kryeministri premtoi rritje pagash e pensionesh/ Arben Malaj: Ethet elektorale duket se kanë nisur të mbisundojnë qeverisjen e vendit

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj është shprehur se premtimet nga kryeministri, Edi Rama për rritjen e pagës deri më 900 euro dhe bonusin prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët duken si premtime elektorale.

Gjatë një lidhje live me gazetaren, Ola Brukon, Malaj, u shpreh se është e rrezikshme nëse nuk dihet burimi nga do të gjenerohen këto para, duke shtuar se ethet elektorale po mbizotërojnë.

“Mbi të gjitha çdo rritje e pagës minimale, apo e pensioneve, është e domosdoshme dhe e dobishme sepse shkon tek shtresat në nevojë. Por duke u bazuar dhe në dokumentet kryesore që qeveriset një vend, në makroekonomi, duket se këto pasa nuk kanë qenë të parashikuara, dhe elementi elektoral dominon mbi përgjegjësinë për ta qeverisur vendin me programe afatmesme. Para se të bësh një rritje, duhet të dish se cilat janë burimet. Nëse në këtë rast janë nga inflacioni i lartë, nuk do kemi një risk nga deficiti. Por për pagat minimale duhet të bëjmë kujdes, sepse nëse i rrisim dhe nuk dimë burimin… nëse rritja vjen nga burime të qëndrueshme, është një rritje e mirë sepse zbut pabarazinë, etj, por nëse vjen nga deficiti është një borxh që i lëmë brezave të ardhshëm.

Të marrësh një vendim pa e diskutuar në Këshillim Kombëtar të Punës… Ethet elektorale duket se kanë nisur të mbisundojnë qeverisjen e vendit”, tha ai.

Read Previous

Gjermania miraton ligjin e ri të emigracionit, i duhen 1.98 milionë punëtorë

Read Next

Ka mbjellë 1 milion pemë?/ Këlliçi nxjerr zbuluar Veliajn