Ka mbjellë 1 milion pemë?/ Këlliçi nxjerr zbuluar Veliajn

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me deklaratën që ka thënë kryebashkiaku aktual Erion Veliaj, i cili është shprehur se ia kishte arritur që të mbillte 1 milion pemë në Tiranë.

Në një video të publikuar, Këlliçi zbulon se këto pemë të mbjella nga Veliaj do të përktheheshin në 30 parqe të reja, gjë që deri më tani nuk është bërë realitet.

Këlliçi shprehet në mbishkrimin sipër videos se banorët shohin se si mbillen pallatet dhe jo pemët.

“KONTROLL FAKTESH: Kryebashkiaku pretendon se ka mbjellë një milionë pemë në Tiranë të cilat do të përktheheshin në 30 parqe të tjerë të rinj me sipërfaqe të njëjtë me atë të Parkut të Madh të Tiranës.

Veliaj është mbase i vetmi kryebashkiak në botë, që shfaqet në televizor duke mbjellë pemë, kur në realitet qytetarët shikojnë se mbijnë pallate”, shkruan Këlliçi./CNA

 

 

 

Read Previous

Kryeministri premtoi rritje pagash e pensionesh/ Arben Malaj: Ethet elektorale duket se kanë nisur të mbisundojnë qeverisjen e vendit

Read Next

‘Do ketë moratorium për ndërtimet’/ Këlliçi: Do bëhet transparencë për lejet e dhëna në Tiranë