Kosova hyn në heshtjen zgjedhore

Kosova futet zyrtarisht në heshtje zgjedhore, para se qytetarët e saj t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit lokalë.

Krerët e partive kryesore politike, Kurti, Abdixhiku, Krasniqi dhe  Haradinaj kanë bërë postimet e tyre të fundit në rrjetet sociale, ku u bëjnë thirrje qytetarëve për të dalë në votime dhe të votojnë kandidatët e tyre.

 

Kosova zhvillon zgjedhjet lokale ditën e diel 17.10.2021, gara e fortë do të jetë në qytetet kryesore të vendit si Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica, Peja etj.

Partia në pushtet, VV, shihet si favorite, por edhe partitë kryesore të opozitës, si LDK-ja dhe PDK-ja, kanë rikuperuar shumë në elektorat nga zgjedhjet e fundit qëndrore të 14 shkurtit, pasi të dyja këto parti drejtohen nga dy liderë të rinj dhe me energji më pozitive se paraardhësit e tyre.

Read Previous

4 persona të pa jetë gjenden në një hotel në Qerret, dyshohet se janë shtetas rus

Read Next

Reuters: Kryeqyteti i mashtrimeve të bankave në botë