Kina mohon testimin e raketës hipersonike

Kina ka mohuar raportet se ka testuar një raketë hipersonike me aftësi bërthamore në fillim të këtij viti, duke këmbëngulur se ishte një kontroll rutinë i anijes kozmike.
 
Raporti fillestar në gazetën Financial Times shkaktoi shqetësim në Uashington, ku inteligjenca amerikane thuhet se u kap në befasi.
 
Raketat hipersonike janë shumë më të shpejta se ato normale, që do të thotë se janë më të vështira për t’u kapur.
 
Kjo vjen në kohën kur shqetësimi për aftësitë bërthamore të Kinës është në rritje.
 
Të hënën, zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian tha në një konferencë për mediat se një test rutinë ishte kryer në korrik për të verifikuar lloje të ndryshme të teknologjisë së anijeve kozmike të ripërdorshme.
 
“Kjo nuk ishte një raketë, kjo ishte një anije kozmike,” tha ai. “Kjo ka një rëndësi të madhe për uljen e kostos së përdorimit të anijeve kozmike”, citon BBC.
 
Zhao shtoi se shumë vende kishin kryer teste të ngjashme në të kaluarën. Kur u pyet nëse raporti i Financial Times ishte i pasaktë, ai u përgjigj “po”.
 
kumtari.al

Read Previous

Rusia do të pezullojë misionin diplomatik të NATO -s

Read Next

Gjëndja shëndetësore pengon presidentin çek të kryejë detyrën