Gjëndja shëndetësore pengon presidentin çek të kryejë detyrën

Presidenti çek Milos Zeman aktualisht nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij, tha kreu i dhomës së lartë të parlamentit, duke cituar një raport që ai kishte kërkuar nga spitali ku Zeman ishte në kujdes intensiv për më shumë se një javë, transmeton Aljazeera.
 
Milos Vystrcil, kryetari i Senatit, u tha gazetarëve të hënën se raporti tha se nuk kishte gjasa që Zeman të kthehej në punë në javët e ardhshme.
Ai tha se parlamenti  duhej të diskutonte miratimin e një klauzole kushtetuese që kalon detyrat e presidentit te zyrtarët e tjerë, përfshirë emërimin e një kryeministri të ri pas zgjedhjeve të 8-9 tetorit.
 
Një lëvizje e tillë do të kërkonte pëlqimin e të dy dhomave të parlamentit, me dhomën e re të ulët që do të mblidhet për herë të parë më 8 nëntor.
 
Zeman u dërgua në spital më 10 tetor, një ditë pas zgjedhjeve në të cilat aleati i tij, kryeministri Andrej Babis, u mund nga një grup partish opozitare që morën shumicën e vendeve në dhomën e ulët dhe po synojnë të formojnë një qeveri të re.
 
 
 
 
 

Read Previous

Kina mohon testimin e raketës hipersonike

Read Next

Tjetër tërmet godet fqinjin jugor