Hetimet për ish-kryeministrin italian, Vasili: Rama e menaxhoi në mënyrë kriminale pandeminë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, duke marrë shkas nga hetimet e prokurorisë së Bergamos ndaj ish-kryeministrit Conte dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, për pandeminë, thekson se SPAK në vendin tonë i bën fresk Ramës.

Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili thekson se “Edi Rama me gjithë palaçot e tij ne qeveri menaxhuan ne menyre kriminale, propagandistike dhe antishkencore Pandemine e Covid”.

Postimi i Petrit Vasilit:

Italia heton Ish Kryeministrin Conte, ndersa SPAK-u ne Shqiperi i ben fresk Rames!

Ish Kryeministri italian Conte dhe ish Ministri i Shendetesise Speranza jane sot nen hetim per Pandemine!

Akuzohen per keqmenaxhimin e Pandemise dhe vdekjet e ndodhura.

Po te punonte nje dite te vetme SPAK-u ne Shqiperi bazuar ne ligj dhe tek interesat e popullit Edi Rama do te ishte me kohe ne burg per Pandemine.

Edi Rama me gjithe palacot e tij ne qeveri menaxhuan ne menyre kriminale, propagandistike dhe antishkencore Pandemine e Covid, qe mori jeten e mijra njerezve te lene pa ndihme shendetesore, pa ilace, pa mbeshtetje financiare, pa asnje perkrahje dhe fshehen mijra humbje jete.

Mijra mjeke dhe infermiere u lane vetem, te tradhetuar, te pambrojtur, te shfrytezuar e te keqperdorur nga Edi Rama dhe sharlatanet perqark tij.

SPAK-u po rendohet çdo dite e me keq me rreshtimin e tij ne krah te se keqes dhe kryeministrit si misherim i kesaj te keqeje.

Cfare mjerimi dhe zhgenjimi eshte kjo reforme ne drejtesi dhe sa te mjere ata qe me duar te pista duatrokasin akoma per te.

Read Previous

Keqqeverisja shfaqet kudo në Elbasan/ Boçi: Zona Papër është lënë në harresë

Read Next

Shtëpia e Bardhë/ 30 ditë kohë për të fshirë TikTok