Këlliçi: Banorët paguajnë faturën e ujit dhe ujë nuk kanë

Kandidati i PD-së për kryetar Bashkie të Tiranës, Belind Këlliçi, vijon me aksionin e tij duke takuar dhe dëgjuar problemet e qytetarëve në zona të ndryshme të Tiranës.

Këtë herë ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e Baldushkut, ku zbulon se në këtë zonë prej 10 vitesh nuk ka asnjë investim.

Këlliçi thekson se në këtë zonë banorët paguajnë faturën e ujit të pijshëm ndërkohë që ujë të pijshëm nuk ka.

Postimi i plote i Këlliçit

Në Baldushk nuk ka asnjë investim prej 10 vitesh!

Mungon uji për vaditje! Banorët paguajnë faturën e ujit të pijshëm dhe ujë nuk kanë. E kanë zgjidhur individualisht me puse. Policia Bashkiake vjen këtu për t’i bezdisur sa herë duhet të hapin puse për ujë. Tubi që sjell ujin nga liqeni nuk është funksional.

Të prekurit nga tërmeti nuk kanë hyrë ende në banesat e premtuara. Zona ka atraksione turistike por nuk ka rrugë të shtruara. Serat janë djerrë për shkak të emigracionit. Problemet janë të shumta dhe shtohen dita-ditës.

Kanë kaluar shumë vite dhe për problemet nuk jepen zgjidhje.

Banorët e Baldushkut presin ndryshime. Duhen vepra, jo fjalë! Përpara ka një mundësi për ta ndryshuar këtë realitet.

Read Previous

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i anijeve në Vlorë

Read Next

RCC prezanton gratë e suksesshme të Ballkanit