Ja çfarë e lidh Damian Gjiknurin me McGonigal dhe oligarkun e Putinit

Në shtator të vitit 2021, ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i arrestuar dhe diskredituar për lidhjet e tij me oligarkun rus, Oleg Deripaska, do të shfaqej i qeshur në krah të Damian Gjiknurit dhe një kryebashkiaku të Edi Ramës.

McGonigal po merrte medaljen ‘Mirënjohja e Tropojës’ nga kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi.

Por prania e Damian Gjiknurit, i lumtur në krah të McGonigal, do ngrinte pikëpyetje. Ky ishte një fakt i fortë se ai kishte lidhje të ngushta me mikun personal të Edi Ramës.

Mbi të gjitha, Gjiknuri dhe McGonigal kanë lidhje të forta me oligarkun rus Deripaska, i njohur si krahu i djathtë i Vladimir Putinit.

Sipas të dhënave nga SYRI TV, oligarku i Moskës rezulton si bashkëpronar në një koncesion të dhënë nga qeveria ‘Rama’ në vitin 2017, për ndërtimin dhe operimin e hidrocentralit të Shushicës.

Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Oleg Vladimiroviç Deripaska është pronar përfitues nga koncesioni, nëpërmjet dy kompanive të kontrolluara prej tij, ‘Strabag AG” dhe “Trema Engineering 2”.

Koncesioni “Shushica Hydropower” parashikohet që të vijojë për 35 vjet. Kontrata është firmosur nga Ministra e Infrastrukturës dhe Energjetikës, e cila në atë kohë drejtohej nga Damian Gjiknuri.

Kjo duket se është arsyeja pse Gjiknuri shfaqej i lumtur në krah të djathtë të McGonigal, zyrtarit më të lartë të FBI të arrestuar për lidhje me Moskën.

Read Previous

Mjeku Alimehmeti: Në Shqipëri nuk dihet sa qytetarë kanë vdekur e janë infektuar me Covid

Read Next

Berisha: Ja deklarata e paguar e ortakut të McGonigal