Berisha: Ja deklarata e paguar e ortakut të McGonigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi në lidhje me komentet e mbajtura pak vite më parë kundër tij, nga Mark Rossini, një partner në biznes i mikut të Edi Ramës, Charles McGonigal.

Por ‘karma’ është kthyer në bumerang në këtë rast për dy ish-agjentët e FBI, Mark Rossini dhe Charles McGonigal, të cilët akuzohen për korrupsion dhe lidhje me rusët.

“Ky është Mark Rossini, partner me Charles McGonigal në një kompani në Tiranë. Edi Rama shndërroi Tiranën në qendrën botërore të korrupsionit. Ndiqeni deklaratën e tij të paguar!” shkruan Berisha.

Rossini, i hetuar dhe akuzuar për korrupsion në SHBA, është një tjetër zyrtar amerikan i përdorur nga Edi Rama për të sulmuar opozitën dhe kreun e saj, Sali Berisha. Në një intervistë të dhënë në vitin 2019, Rossini në pozicionin e ish-agjentit të FBI-së do të jepte një intervistë për Top Channel, ku shprehej se me protestat Sali Berisha, në atë kohë një deputet i thjeshtë, po bënte lojën e Putinit.

Read Previous

Ja çfarë e lidh Damian Gjiknurin me McGonigal dhe oligarkun e Putinit

Read Next

Kemi pagat më të ulëta, por çmimet e ushqimeve janë ndër më të lartat në rajon