Mjeku Alimehmeti: Në Shqipëri nuk dihet sa qytetarë kanë vdekur e janë infektuar me Covid

Mjeku Ilir Alimhemeti ka lëshuar deklaratën e fortë në lidhje me Covid-19 në vendin tonë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se në nuk dihet se sa ka qenë numri i të infektuarve apo të vdekurve në vendin tonë.

Po ashtu ai shtoi se nuk dihet as efektiviteti që ka pasur vaksina anti-Covid-19, ndërsa theksoi se nuk është bërë asnjë studim.

“Nëse transmetueshmëria e virusit do të ishte bllokuar nga vaksinimi, do krijohej baza etike për të thënë që vaksinimi të bëhet me detyrim. Politika është si ato makinat e rënda që duan kohën e vet të manovrojnë me muaj. Te ne nuk dihet se sa kanë qenë të infektuar dhe humbje jete zyrtarisht, nuk ka asnjë studim. Nuk është realiteti nga të dhënat që ka nxjerrë Ministria.  Nuk dihet as sa ka qenë efektiviteti i vaksinës” – tha ai.

Read Previous

Berisha: PD do ngrejë komision hetimor, do zbardhen lidhjet mafioze e agjenturore të Ramës

Read Next

Ja çfarë e lidh Damian Gjiknurin me McGonigal dhe oligarkun e Putinit