Ilir Alimehmeti: E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj, dilni e votoni, votoni masivisht

Kryesuesi i listës së këshilltarëve bashkiakë në Tiranë, Ilir Alimehmeti në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime.

Alimehmeti tha se, kjo është mënyra e vetme që qytetarët të ndryshojnë qytetin e tyre.

Deklarata e Ilir Alimehmetit:

Të nderuar qytetarë të Tiranës.

Sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetarët.

Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona.

Ka pasur përpjekje, ka pasur prezencë të punonjësve të bashkisë, pranë qendrave të votimit. Ka pasur parregullsi, ka pasur vonesa 2-3 orëshe për shkak të mos funksionimit në qindra qendra votimi të pajisjeve të pajisjeve të identifikimit elektronik. Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, të ngurrojnë njerëzit, që njerëzit të pengohen, të mos dalin e të mos votojnë.

Gjë tjetër nuk mund të bëjnë.

E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni.  Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre.

Dilni, votoni, masivisht.

Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet.

Read Previous

“Opozita po mbikëqyr çdo votë”, Berisha: Çdo përpjekje e narkoshtetit do të dështojë, qytetarët të dalin në votime

Read Next

Thirrja e deputetit të PD, Shehaj: Sot vendosni ju. Ju ftoj të votoni