“Opozita po mbikëqyr çdo votë”, Berisha: Çdo përpjekje e narkoshtetit do të dështojë, qytetarët të dalin në votime

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se opozita po mbikëqyr çdo votë që po hidhet në kutitë e votimit, pavarësisht përpjekjeve të narkoshtetit, që siç tha ai, do të dështojnë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë votuar deri tani, të shkojnë në qendrën e tyre të votimit.

“Falënderoj të gjithë qytetarët që nga ora 7 e mëngjesit kanë votuar, kanë kryer një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar, të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim në qendrat e votimit dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit dhe familjes së tyre. Garantoj qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces. Ajo sot është më e fuqishme se kurrë. Vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare. Çdo lloj përpjekje që po bën narko shteti është e destinuar të dështojë. Qytetarëve u them se policia ka marrë pushim sot, por pavarësisht nga kjo, ju votoni si njerëz të lirë. Opozita po mbikëqyr çdo votë tuajën”, tha Berisha.

Read Previous

Celibashi, thirrje policisë: Largoni njerëzit e paautorizuar nga qendrat e votimit

Read Next

Ilir Alimehmeti: E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj, dilni e votoni, votoni masivisht