Hidhet shorti i play-off, Italia “peshkon” Maqedoninë e Veriut

Evropa kompletoi xhiron e saj të parë të kualifikueseve të Botërorit në mesin e muajit nëntor, lidhur me eliminatoret për Botërorin 2022, ku Holanda ishte e fundit nga kombëtaret e mëdha që preu biletën direkte për në Katar.

Sot, ishin 12 skuadrat e  mbetura play-off të cilat mësuan rrugëtimin e tyre të mundshëm drejt Katar 2022 në ndeshjet të cilat do të luhen në muajin mars për 3 vendet e fundit.
Shorti ka qenë i pamëshirshëm sidomos me Italinë. Kjo e fundit ra në minigrupin ku është edhe Portugalia e Cristiano Ronaldos. Kampionia e Europës në fuqi, do të vihet fillimisht në shtëpi përballë Maqedonisë së Veriut dhe nëse shkon në finalen e vogël, do të luajë në transfertë ndaj fitueses së çiftit Portugali-Turqi.

Të gjitha ndeshjet janë me eliminim direkt pra luhen me një sfidë të vetme.

GRUPI A

Gjysmëfinalja 1: Skoci – Ukrainë
Gjysmëfinalja 2: Uells – Austri

FINALJA: Uells/Austri – Skoci/Ukrainë

GRUPI B

Gjysmëfinalja 1: Rusi – Poloni

Gjysmëfinalja 2: Suedi – R. Çeke

FINALJA: Rusi/Poloni – Suedi/R. Çeke

 

GRUPI C

Gjysmëfinalja 1: Itali – Maqedoni e Veriut

Gjysmëfinalja 2: Portugali – Turqi

FINALJA: Portugali/Turqi – Itali/Maqedoni e Veriut

 

 

Read Previous

E Fundit/ Shtetet e BE-së bien dakord të pezullojnë udhëtimet nga vendet e Afrikës së Jugut për shkak të variantit të ri të koronavirusit

Read Next

Miliona udhëtarë vlerësuan linjat ajrore “më të mira në botë”. Ja cilat zgjodhën