Hetimet për inceneratorët/ ish-ministri Cani: Jam i gatshëm të përgjigjem, pres drejtësi

Ish ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dalë nga ambientet e SPAK.

Gjatë një deklarate për mediat Cani u shpreh se nuk është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për inceneratorët, por për një çështje për të cilën gjykoi se nuk mund të jepte detaje për shkak të sekreteve hetimore.

Ndër të tjera, i pyetur në lidhje me inceneratorin  e Elbasanit, Cani u shpreh se është gati të përgjigjet kurdoherë që të thirret dhe se pret drejtësi.

“Kam firmosur këtë shkresë. Se çfarë kam shkruajtur e lexoni. Pyetni SPAK se ku duhet të më thërrasë. Në jetën time kam kaluar shumë sa nuk më surprizon asgjë. Unë jam i gatshëm që të përgjigjem. Unë pres drejtësi”, ka thënë Cani.

Read Previous

BIRN/ Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Read Next

Yair Netanyahu: Soros po shkatërron edhe Izraelin, e majta është mizore