Haradinaj: Të bëhet publike akti i marrëveshjes së arritur midis Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon nga qeveria e Kosovës të publikojë aktin e marrëveshjes së arritur në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë për reciprocitetin e targave të automjeteve.
Haradinaj aludon se kjo marveshje mund të ketë cënuar sovranitetit dhe unitaritetin e shteti të Kosovës.

Më poshtë statusi i plotë në Facebook:

“Kërkojmë nga qeveria e Kosovës që menjëherë ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat.
Nëse është e vërtetë se qeveria ka pranuar ta trajtojë ndryshe veriun nga pjesa tjetër e Kosovës, kjo për ne është krejtësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Karakteri unitar i shtetit nuk mund të preket.
Poashtu, jemi të indinjuar me barazimin që i është bërë policisë speciale të Kosovës me grupet kriminale që kanë bllokuar rrugët në veri. Njëjtësimi i tërheqjes së grupeve kriminale me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës është ofendim dhe goditje per sovranitetin e Kosovës!
Poshtu, pajtimi që KFOR të marrë nën kontrollë ruajtjen e rendit në veri, kur kjo është kompetencë ekskluzive e organeve shtetërore të rendit e kur misioni i KFOR është ushtarak, është kthim prapa dhe koncesion ndaj Serbisë e me pasoja të rënda për Kosovën.
Kryeministri e ka për detyrë të sqarojë popullin për çdo detaj të kësaj marrëveshjeje dhe urgjentisht të raportojë në Kuvendin e Kosovës.
Askush nuk ka mandat të nënshkruaj kurrëfarë marrëveshjeje që mund të jetë në kundërshtim me sovranitetin e vendit!”, shkruan Haradinaj.

Read Previous

Kurti: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet

Read Next

Petar Petkoviç/ nuk do të ketë heqje të targave serbe