Përmes një statusi ne Twitter, ka reaguar kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç pas marrëveshjes së arritur ditën e sotme në Bruksel.
Ai u shpreh se “nuk do të ketë më heqje të targave serbe”.
“Ky është realiteti që Albin Kurti duhet ta pranojë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke filluar nga marrëveshja që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë, e cila do të jetë tema e takimit të parë të ardhshëm në Bruksel. Pas dy ditësh negociatash të vështira, ne arritëm një marrëveshje me të cilën jemi të kënaqur! Ne kemi mbrojtur automjetet me tabelat e qyteteve serbe në Kosovë, nuk do të ketë më heqje të targave serbe apo vendosje të targave me shenja nga Prishtina”, ka shkruar Petkoviç.
/Kumtari.al/