Kurti: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sot pas lajmit për tërheqjen e forcave serbe nga kufiri në veri të Kosovës.

Ai thekson se edhe forcat speciale të Kosovës nuk kanë më arsye të qëndrojnë atje, sa kohë nuk ka një kërcënim, por janë të gatshme të rikthehen në rast nevoje.

“Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinje dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë. Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt.

Në javën e shkuar, Presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet.“ shkruan Kurti në Facebook.

Read Previous

Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Shqipëri/ Do të quhet Alban

Read Next

Haradinaj: Të bëhet publike akti i marrëveshjes së arritur midis Kosovës dhe Serbisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.