Gjyqi për vulën e PD, mbërrijnë edhe përfaqësueset e ambasadës amerikane

Dy përfaqësues të ambasadës amerikane, njëra prej tyre përkthyesja zyrtare e ambasadës, ndërsa tjetrës nuk i dihet ende roli, kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit dhe po marrin pjesë në seancën ku do të vendoset fati i vulës së Partisë Demokratike.  Ky vendim do të përcaktojë dhe grupin e PD-së që do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Brenda në sallë janë futur përfaqësuesit ligjorë të dy grupime brenda PD-së dhe trupa gjykuese, ndërkohë që është raportuar se në Gjykatën e Apelit janë vendosur dhe masa të shumta sigurie.

Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e selisë blu kryedemokratit Sali Berisha do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

Read Previous

Malltezi: Edi Rama po e kthen këtë vend në një sulltanat!

Read Next

Kaso: Gjyqtarja Blerina Muça shkeli ligjin duke e pranuar Alibeajn si palë