Gazetari i pushtetit në Korenë e Veriut dhe gazetari i pushtetit në Shqipëri

 Gazeta Kumtari 

Kumtari

Po qarkullon nëpër medie të ndryshme një lajm ku raportohet për një ngjarje nga Korea e Veriut: Udhëheqësi i Koresë, Kim Jong, shpërblen spikeren e lajmeve shtetërore me një shtëpi luksoze.

Ri Chun Hi, spikerja më e famshme e televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, është bërë vetë temë e mediave zyrtare të Koresë së Veriut, pasi lideri Kim Jong Un i dhuroi asaj një banesë “luksoze”, duke shpërblyer kështu besnikërinë e spikeres veterane.

Ajo që bie në sy në mediet shqiptare është theksimi i fjalisë:

“Kim Jong Un shpërblen me një shtëpi luksoze spikeren”

Nuk u bën përshtypje se spikerja po “shpërblehet” me luks në moshën 78-vjeçare.

Pas më shumë se 50 viteve ku ka raportuar lajme për koreano-veriorët.

Ndërsa, në Shqipëri, gazetarët e pushtetit në gjysmën e moshës së Ri Chun Hi, kanë nga 3-4 apartamente. Në kryeqytet, në det, në mal, në kodër, makina super luksoze etj.

Veç kësaj, të qenit gazetarë të pushtetit, u jep atyre mundësinë të kenë edhe shumë benefitet të tjera, të ligjshme dhe jo të tilla në shumë raste.

Gazetarët e pushtetit në Shqipëri janë ca derra të nginjur, para të cilëve një 78 vjeçare Ri Chun Hi skuqet edhe në këtë moshë ku nuk i shijon më as luksi, as fama. ©kumtari.al

Read Previous

Der Spiegel: Edi Rama është ndaluar nga policia gjermane…

Read Next

Ndalimi i Ramës nga policia/ Reagon Fuga