Ndalimi i Ramës nga policia/ Reagon Fuga

Pas lajmit në median gjermane “Der Spiegel” për shoqërimin nga Policia Federale të kryeministrit Edi Rama ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë shqiptare, Endri Fuga.

Në një postim në Twitter, Endri Fuga shkruan se bëhet fjalë për një lajm të vjetër dhe për këtë incident,  kompania ajrore, thekson zëdhënësi i Ramës, ka kërkuar edhe ndjesë, pasi një prej anëtarëve të ekuipazhit ka pasur sjellje të pahijshme:
“Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite”, shkruan Fuga.

Read Previous

Gazetari i pushtetit në Korenë e Veriut dhe gazetari i pushtetit në Shqipëri

Read Next

Bordi i naftës rrit sërish çmimet