Rama konferencë të jashtëzakonshme për krizën energjitike që pritet të godasë botën

Kryeministri Edi Rama, ka bërë një prononcim për qytetarët, ku ka lajmëruar se Shqipëria do të përballet me krizën e jashtëzakonshme të energjisë, me të cilët po përballen shumë vende të fuqishme të botës, por edhe vendet e rajonit.

Rama e quajti këtë krizë, të ngjashme me goditjen pas tërmetit në Shqipëri dhe pas pandemisë.

Ai tha se aktualisht çmimi mesatar vjetor për blerjen e energjisë nga Shqipëria, është trefishuar.

Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtarë, po vjen drejt Shqipërisë. Nuk është as tërmet, as pandemi dhe as përmbytje. Nuk kërcënon jetë njerëzish, por në aspektin ekonomik dhe social ka një efekt negativ. Kjo është kriza e jashtëzakonshme energjetike, e cila vetëm sa ka filluar të japë shenjat shqetësuese në tregjet e botës”, tha Rama.

Rama tha se Shqipëria do të përballet me krizën dhe se çmimet pritet të rriten, por se qeveria do të bëjë “çfarëdo të jetë e mundur” për të mbrojtur shtresat në nevojë, konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël.

“Për Shqipërinë, çmimi mesatar vjetor për blerjen e energjisë është thuajse trefishuar.
Për shumë analistë financiar, kjo krizë është e ndryshme nga të tjerat. Lidhet me ndryshimet klimatike dhe përpjeket për t’i ndalur ato. Një seri eventesh moti ekstrem, kanë impaktuar ofertën dhe kërkesën për gaz. Edhe Shqipëria, si të gjithë vendet e tjera, është e përfshirë dhe e detyruar të përballet me këtë furtunë.
Ekspertët mendojnë, se beteja kulmore do të zhvillohet deri në fund të gjashtë mujorit të parë të vitit që po vjen. Përgjegjësia e qeverisë shqiptare, është të mbrojë sado të jetë e mundshme shtresat më në nëvojë, konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Ju i keni provat se nuk rrëzohemi dhe dorëzohemi përballë sfidave të rënda. Kini besim se siç ja dolëm me tërmetin dhe pandeminë, do t’ja dalim edhe kësaj sfide të madhe me energjinë”, tha ndër të tjera Rama.

Read Previous

Fuga i Ramës përgënjeshtron “The Sun”

Read Next

Shpërthim në një xhami në Kabul/ Raportohet për viktima