Fari

Faret shërbejnë si një element udhërrëfyes dhe sinjalizues për pilotët detarë dhe rrugët e brendshme ujore në ndihmë të aktiviteteve navigacionale.

Fari renditet ndër sinjalizuesit më të hershëm dhe më të rëndësishëm të trafikut detar por ai gjithashtu asiston edhe në navigacionin ajor.

Fari i parë i njohur nga njerëzimi ishte Pharosi i Aleksandrisë, në Egjipt. Ptolemeu I dhe i biri, Ptolemeu II e ndërtuan atë në vitet 300 dhe 280 para Krishtit. Ai kishte një lartësi prej rreth 450 metra dhe konsiderohej si një ndër shtatë mrekullitë e botës antike. Nuk ekziston më.
Fari më i vjetër ekzistues në botë konsiderohet të jetë ai i gadishullit të La Coruna në Spanjë. Ndërtuar diku në Shekullin II pas Krishtit, ky far është 55 metra i lartë dhe survejon gjithë bregdetin e Atlantikut të veriut të Spanjës.

I njohur nga romakët si “Farum Brigantium”, ai njihet ndryshe edhe si “Kulla e Herkulit”.

Read Previous

Nga e hëna shkollat e gjithë vendit i rikthehen normalitetit

Read Next

Parashikimi i motit për fundjavën