Parashikimi i motit për fundjavën

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, fundjava ka rezervuar një mot me diell dhe temperatura të larta. Vetëm në jug pritet të ketë reshje të izoluara shiu gjatë ditës së sotme.

 

Përshëndetje nga SHMU!


Gjatë fundjavës përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm. Ditën e shtunë, vranësirat do të përqendrohen në jug aty ku do të ketë reshje të izoluara e të dobëta shiu. Në pjesën tjetër të vendit, do të mbizotërojnë orët me diell. Po kështu, edhe të dielën do të ketë mot me diell e vranësira kalimtare të larta shtresore. Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2. Temperaturat do të pësojnë ndryshime gjatë ditës si më poshtë. Dëshirojmë për ju një fundjavë të bukur në magjinë e vjeshtës së artë!

Read Previous

Fari

Read Next

Shtatë vjet pa babën