Nga e hëna shkollat e gjithë vendit i rikthehen normalitetit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë mësimi do vijojë pa turne dhe me kohëzgjatje normale. Rikthim i normalitetit të plotë në shkolla.

Duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore”-tha Kushi.

Ky “lëshim” nga ana e Ministrisë së Arsimit vjen edhe si pasojë e presioni nga prindërit, të cilët së fundmi filluan të organizohen për të ushtruar trysni për të kryer normalitetin në shkolla.

https://fb.watch/8n1_VGWsFC/

Read Previous

“Harry dhe Meghan i Japonisë” martohen më 26 Tetor

Read Next

Fari