Akuzat e motrave Haklaj/ Reagon Berisha: Ato janë vrasëse

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për deklaratat e motrave Haklaj, të cilat kanë ngritur padi në SPAK ër vrasjet e vëllezërve të tyre, duke pretenduar se ato janë urdhëruar nga kreu i PD-së.

Berisha mohoi pretendimet e tyre në emisionin e Erla Mëhillit, ndërsa ngriti akuzat se motrat Aishe dhe Zylfie Haklaj janë vrasëse.

“Njëra prej tyre është vrasëse e mirëfilltë, Zylfia, ka vrarë në mes të kafenesë 2 vetë dhe absolutisht kjo ka vrarë. Është bandë shtetërore, ishin kapitenë, oficerë të gjithë me grada ishin ata. Ata e nxjerrin se sipas tyre i kam vrarë unë. Vërtetë janë vrarë shumë, por kanë vrarë shumë më tepër dhe vrasjet e tyre janë më të shumta se të 100 viteve të marra se bashku në Tropojë. Tropoja ka qenë vend me shumë pak vrasje”, theksoi ai.

Read Previous

Padia për çështjen “non-grata”/ Berisha: Nuk e tërheq, të më kërkojnë falje

Read Next

Erion Veliaj shpallet person në “kërkim”!