Erdogan nuk respekton protokoll në pritjen e Kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Turqi, ku ka takuar Presidentin Erdogan.

Nga fotot e publikuara në media u vu re një detaj aspak i këndshëm në takimin e Lindita Nikollës me Ergdogan.

Në sallën e presidencës turke ku u mbajt takimi, mungonte flamuri i Shqipërisë, siç ndodh zakonisht në takime të niveleve të tilla.

Në fotot e publikuara nga parlamenti shqiptar, shihet Lindita Nikolla duke shtrënguar dorën me Erdogan dhe pas tyre janë të vendosur dy flamuj turq.

Ndërkohë në mediat turke, është servirur edhe një që Erdogan i ka bërë Nikollës.

Ai ka kërkuar që Shqipëria, si vend mik, të marrë vaksinën turke anti COVID, turkovac, vaksinë e cila nuk është e çertifikuar në Evropë.

Mirëpo kjo vaksinë nuk është e certifikuar në Europë, dhe prezenca e këtyre vaksinave në vendin tonë do të sillte problemin e hasur me Sinovac dhe me Sputnik V, që ende nuk janë të njohura nga BE, gjë e cila sjell pengesa për qytetarët.

Read Previous

Artan Hoxha publikon dokumentin e lëshuar nga Erion Veliaj për Alqi Bllakon

Read Next

ME FOTO/ Bashës i kanë mbetur vetëm bravat dhe password-et e Facebook-ut, e braktisin edhe bangladeshasit