ME FOTO/ Bashës i kanë mbetur vetëm bravat dhe password-et e Facebook-ut, e braktisin edhe bangladeshasit

Qysh nga 9 shtatori deri në ditët e sotme Partia Demokratike ndodhet në një proces të brendshëm, proces i cili u finalizua me Kuvendin dhe Referendumin për shkarkimin e Bashës nga anëtarësia e partisë.

Por që Basha nuk e pranon.

Lulzim Basha, i mbetur në pakicë, u mundua të krijojë një perceptim virtual se ka mbështetje të madhe në parti.

E filloi duke sajuar konferenca, apo takime të kupolës së PD njëkohësisht me oraret kur Sali Berisha dilte drejtpërdrejt në Foltore.

Madje, në dy-tre raste marrjen e audiencës “online” Berishës e tentoi edhe Rama, madje në një rast edhe Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, të cilët dështuan me sukses në këtë drejtim.

Por ai që duke se dështoi me turp është Lulzim Basha.

Në rastet kur Basha nuk i blen ndjekësit nga Kina, Pakistani e Bngladeshi, atë vetë, ‘nënkryetarët’ e tij, ose të tjerë njerëz rreth tij nuk i pëlqejnë më shumë se 300-400 njerëz në Facebook.

Nga foto më poshtë, edhe lexuesi do të mund ta shohin më qartë se Lulzim Bashës i kanë mbetur vetëm bravat dhe passwordet e Facebook-ut. ©kumtari.al

Read Previous

Erdogan nuk respekton protokoll në pritjen e Kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla

Read Next

Izraeli, sulm ajror ndaj portit sirian