Artan Hoxha publikon dokumentin e lëshuar nga Erion Veliaj për Alqi Bllakon

Vijon beteja midis gazetarit Artan Hoxha dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Hoxha ka publikuar dokumentin ku tregon rolin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

“Me firmë dhe me vulë

Ose me firme te thate dhe me vule te njome…

E kuptoj pse e keni humbur gjakftohtësinë!

Nuk e keni me mua, e keni me inceneratorin(atë të madhin e Tiranës).

Ç’a t‘thotë vëllai, nuk u bëj dot derman

Nuk figuroj në borderotë tuaja(që në fakt janë paratë e taksave të qytetareve më të varfër të Evropës).

Nuk figuroj as në përfituesit e projekteve tuaja, as në përfituesit e honorarëve tuaja.

Nuk jam në listën e “ndereve apo detyrimeve” tuaja.

Nuk jam në liste-pagesën e marketingut tuaj, sepse nuk kam as media, as portal, as gazetë apo revistë.

Dhe nuk e kam hapur një të tille, ashtu si dhjetëra dhe qindra kolege të mi, vetëm e vetëm, qe të mos detyrohem të trokas në derën tuaj.

Jam thjeshte një taksapagues i rregullt i qytetit ku jetoj prej 25 vitesh. Paguaj çdo detyrim si çdo qytetar i Tiranës, edhe pse vazhdoj të jetoj me qira.

Dhe ashtu si mbyllet shkresa, me numër protokolli 9275, ku jepet miratimi për ndërtimin e inceneratorit 128 milionë euro të Tiranës,

“Ju faleminderit për mirëkuptimin”-shkruan Hoxha

Gazetari Hoxha ka publikuar i pari një automjeti luksoz, të cilin pretendon se e zotëron Velija, por ky i fundit e ka përgënjështruar duke e quajtur gazetarin gjobaxhi.

Read Previous

Lutfi Dervishi: Kush mund të jetë gazetar/e?!

Read Next

Erdogan nuk respekton protokoll në pritjen e Kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla