E trishtë / Humbi jetën në aksidentin e 21 Dhjetorit, punonjësi i Forcave Operacionale punonte natën si taksist

Luan Cenollari, i cili humbi jetën në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Tiranë, ka qenë një punonjës i policisë së shtetit dhe aktualisht punonjës i Forcave Operacionale të Burgjeve, shkruan sindikata e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Cenollari, babai i dy fëmijëve, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, detyrohej që të punonte si taksist, thuhet në postimin e sindikatës.

 

Postimi i sindikatës:

Sot në ora 03:15, nga nje aksident, u nda nga jeta Luan Cenollari, baba i dy femijeve, punonjes i Policise se Burgjeve me karriere mbi 20 vite ne sherbim.

Aktualisht punonjes i Forcave Operacionale prane DPBurgjeve.

Gjendja e veshtire ekonomike dhe pamundesia per te perballuar koston e jeteses ne metropol, kishte detyruar kolegun tone te ndjere, qe te punonte si taksi ne sherbim te qytetareve.

Pagat e uleta ne polici, mospagesa e oreve shtese dhe punen ne ditet e pushimit javor, detyrojne koleget tane qe te kryejne nje pune te dyte pas sherbimit ose te vetelargohen nga sherbimi per shkak te diskriminimit ne page e kushte pune!

Vetem pergjate vitit 2021 , deri ne Tetor, jane vetelarguar nga Policia e Burgjeve mbi 220 punonjes dhe ky trend po vazhdon ne gjithe sistemin.

Te ndalosh pagesen sipas ligjit per punen ne te shtuna dhe te djela, te mos paguash ditet teper mbi 22 dite/pune, te mos paguash rregullisht ditet e festave zyrtare, t’ju heqesh armatimin e brezit mbi 90% te stafit policor, normal qe do priten aksidente e braktisje sherbimi! Kjo eshte “dhurata” c’njerezore qe dyshja zaptuese e burgjeve, po i ben punonjesve ne sistem.

Nese ka Shtet normal, duhet te marre masa urgjente, qe te mos degjojme me lajme te trishta me vdekje te parakoheshme ne Policine e Burgjeve!

Sindikata i shpreh ngushellime te ndjera familjes se kolegut tone duke garantuar qe do gjendet prane me gjithe mundesite e saj!

Prehu ne paqe kolegu yne i nderuar!

kumtari.al

Read Previous

Njeriu që u largua nga shoqëria 40 vjet më parë, për të jetuar në pyll, tregon se si është jeta

Read Next

Këshilli i Sigurimit i OKB-së bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Mianmar