Këshilli i Sigurimit i OKB-së bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Mianmar

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim të thellë për dhunën në rritje në të gjithë Mianmarin, duke bërë thirrje për t’i dhën fund menjëherë luftimeve dhe që ushtria të ushtrojë “përmbajtjen maksimale”, raporton Aljazeera, transmeton kumtari.al.

Deklarata e rrallë, e lëshuar të mërkurën, u pajtua nga të 15 anëtarët.

Vendimi erdhi mes raporteve për një grumbullim të armëve të rënda dhe trupave në shtetin perëndimor Chin, duke sugjeruar një sulm të afërt të ushtrisë për të larguar grupet e milicisë të formuara pasi ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi, në një grusht shteti më 1 shkurt.

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehën shqetësim të thellë për dhunën e mëtejshme në të gjithë Mianmarin. Ata bënë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të dhunës dhe për të garantuar sigurinë e civilëve”, thuhet në deklaratë.

Ushtria e Mianmarit nuk ka bërë asnjë koment për situatën në Chin, një rajon i paqëndrueshëm kufitar që është kthyer në ball të rezistencës kundër sundimit ushtarak.

Vendi i Azisë Juglindore është paralizuar nga protestat dhe dhuna që nga grushti i shtetit, me ushtrinë që po lufton për të qeverisur dhe duke u përballur me rezistencën e armatosur nga milicia dhe rebelët e pakicave etnike aleate me një qeveri në hije që ajo e quan “terroriste”.

kumtari.al

Read Previous

E trishtë / Humbi jetën në aksidentin e 21 Dhjetorit, punonjësi i Forcave Operacionale punonte natën si taksist

Read Next

S’e deshe Vanin magazinier, bëje krushk tani!