Dyert e selisë së PD të blinduara për anëtarët e partisë, të shqyera për diplomatët

Ka zgjatur rreth një orë vizita e Zëvendës ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith në selinë e PD.

Smith ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

I shoqëruar nga përkthyesja zv.ambasadori ka hyrë nga dera anësore për në ambientet e brendshme të selisë së PD.

Dera e PD e mbyllur për mbështetësit e Berishës, zv.ambasadori i SHBA i shkon në zyrë Bashës

Në Partinë Demokratike sot është intensifikuar beteja e ‘dyerve të mbyllura’. Por e kyçur dera nuk është për zëvendës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith, i cili ka mbërritur në selinë e PD.

Mësohet se Smith do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

I shoqëruar nga përkthyesja zv.ambasadori ka hyrë nga dera anësore për në ambientet e brendshme të selisë së PD, e cila sic shihet edhe nga video e siguruara nga MCN wshtw e pwrforcuar edhe me hekura.

Vizita vjen pak minuta pasi në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë hasur me dyer të mbyllura dhe nuk kanë zhvilluar aktivitetin e parashikuar në selinë e PD, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Read Previous

Çfarë fshihet pas trazirave që po trondisin Kazakistanin e pasur me naftë

Read Next

Berisha paralajmërom Ramën nga Fieri: Hiq dorë se do merremi edhe me ty