Berisha paralajmërom Ramën nga Fieri: Hiq dorë se do merremi edhe me ty

Sali Berisha ka bërë jë paralajmërim për Edi Ramën nga qyteti i Fierit ku ndodhet për përvjetorin e themelimit të PD, në lidhje me protestën që pritet ditën e shtunë 8 janar.

‘Hiq dorë se absolutisht ne merremi njëlloj si me pengun dhe me pengmarrësin’, tha lideri historik i demokratëve Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Kam një mesazh kam për Edi Ramën. Hiq dorë nga skenarët e thurur bashkë me pengun tënd kundër demokratëve. Hiq dorë se absolutisht ne merremi njëlloj si me pengun dhe me pengmarrësin. Ne nuk mposhtemi nga asgjë. Ne kërkojmë asgjë tjetër, asgjë tjetër veçse Shtëpinë tonë të uzurpuar , Shtëpinë tonë të shndërruar në një burg të vërtetë që s’futet dot asnjëri prej jush.

Ta shndërrojmë si duhet të jetë në Shtëpinë e demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë. Kështu që duke iu uruar edhe njëherë nga zemra gëzuar këtë ditë dhe falënderuar me mirënjohjen më të thelle demokratët e Fierit që nga ata që e themeluan dhe drejtuan në Shqipëri, që këto 8  vite qëndruat të pamposhtur, qëndruar të pamposhtur. Me protestat tuaja ju u bëtë zëri i vetëm i qytetarëve në Shqipëri në luftën kundër megaferave më të mëdha korruptive të kohës. Qëndruat dhëmbë për dhëmbë ndaj falangave të krimit.

Shpreh mirënjohjen time më të thellë ndaj udhëheqjen aktuale Luan Baçi dhe gjithë anëtarëve të kësaj dege që firmosën ngritjen në këmbë të opozitës shqiptare. T’ju uroj gëzuar dhe njëherë 31-vjetorin e themelimit të PD, partinë me dy ditëlindje.

Rroftë Partia Demokratike, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Read Previous

Dyert e selisë së PD të blinduara për anëtarët e partisë, të shqyera për diplomatët

Read Next

Presidenti Meta pret kampionin e peshëngritjes Briken Calja