Dua Lipa në shfaqjen e HIVE : “Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli”

Dua Lipa, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, ka qenë e pranishme në shfaqjen e HIVE, filmi “Zgjoj” i regjisores Blerta Basholli, i cili është përzgjedhur zyrtarisht në Festivalin “Sundance Film Festival 2021.

Dua Lipa, përmes një postimi në facebook, shprehet krenare për për atë që ka arritur Blerta Basholli.

Është një film që duhet të shihet. shprehet ajo.

Në fotot e postuara nga këngëtarja, vihet re edhe prania e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

 

“Mbrëmë në shfaqjen e HIVE – Një film i bukur i cili tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar. Ajo flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre.
Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli – është një frymëzim . HIVE përfshiu bordin e Sundance dhe mezi pres ta shoh atë në Oscars!!! DUHET TË SHIHET!!!”

 

kumtari.al

Read Previous

Elon Musk shet 5 miliardë dollarë aksione pas sondazhit në Twitter

Read Next

Mesazhi i koduar i Metës