Mesazhi i koduar i Metës

Mengjesin pas një nate plot tallaze në kampin e partisë më të madhe opozitare, Ilir Meta e ka nisur ditën me një postim në rrjetin social, një foto në natyrë, ku në sfond spikasin gjethet e rëna të vjeshtës dhe bari jeshil.
Dy ngjyra që lidhin dy stinë.

Mirëpo, duke qenë se Meta nuk mund të pozicionohet publikisht për ngjarjet brenda Partisë Demokratike, kjo nuk e pengon të flasë me metafora, por është e ditur se preferenca e tij në betejën brend PD është për Sali Berishën.

Kumtari e lexon kështu këtë postim të Presidentit: Lëvizja e Berishës për të rimarrë Partinë Demokratike nga Basha është një pranverë në mesin e vjeshtës.

Read Previous

Dua Lipa në shfaqjen e HIVE : “Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli”

Read Next

SpaceX nis misionin Crew-3 për NASA-n, fluturimi i pestë njerëzor i kompanisë në hapësirë