Diplomati i gjetur i vdekur jashtë ambasadës së Berlinit ishte agjent sekret rus

Shërbimet gjermane të sigurisë besojnë se një burrë i gjetur i vdekur, në një rrugë jashtë ambasadës ruse, në Berlin muajin e kaluar, ishte një agjent i fshehtë i shërbimit të inteligjencës ruse FSB, raportoi ditën e sotme Der Spiegel.

Trupi i 35-vjeçarit u gjet herët më 19 tetor, tha revista. Der Spiegel, duke cituar burime sigurie, tha se burri kishte rënë nga një kati i sipërm i ambasadës.

Policia e Berlinit nuk pranoi të komentonte dhe ia drejtoi të gjitha pyetjet prokurorëve publikë, të cilët nuk ishin menjëherë të disponueshëm për koment. Zbulimi i një trupi jashtë misionit diplomatik rus nuk është raportuar më parë.

Burime të sigurisë i thanë revistës se ishte e paqartë se si ishte rrëzuar diplomati dhe çfarë e kishte shkaktuar vdekjen e tij. Ambasada ruse nuk kishte rënë dakord për një autopsi, tha Der Spiegel.

Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, zyrtarisht u rendit si sekretar i dytë i ambasadës, tha revista. Ai ishte gjithashtu i lidhur nga familja me një oficer të lartë, me bazë në Rusi, të drejtorisë së dytë të FSB-së, e cila merret me antiterrorizmin.

kumtari.al

Read Previous

BE disbursoi sot 90 milionë euro ndihmë për Shqipërinë.

Read Next

Covid-19 përhapet në masë në shkolla. Rezultojnë pozitivë 14 mësues në shkollat e Fierit