Dalin pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pa jetë i biznesmenit Hoxha

Policia e Shtetit ka bërë publik në një njoftim për mediat foton nga vendi ku u gjet nga shërbimet e Policisë, trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, konkretisht në Qafë Mollë, Dajt.

Burimet thanë se efektivët e policisë kanë gjetur fillimisht një xhup me njolla gjaku dhe kjo i ka shtyrë të vijojnë me intensitet kërkimet në zonën e Malit të Dajtit.

Kanë qenë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që me ndihmën e një qeni kanë kërkuar në të gjithë zonën dhe kanë gjetur në humnerë trupin e pjetë të babait të dy fëmijëve.

Mësohet se rezulon që në trupin e viktimës të ketë shenja dhunë, por do të jetë mjekësia ligjore ajo që do e përcaktojë nëse këto shenja janë për shkak të rrëzimit në humnerë apo nëse është dhunuar pasi është marrë peng.

Takimi i fundit

Takimin e fundit biznesmeni Ruzhdi Hoxha e ka patur me Ferdinand Rrushin, një person me precedentë penalë e mbi të gjitha në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Ai u thirr për t’u marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si personi i fundit që kishte takuar ndërtuesin Hoxha, por aty u arrestua.

Rrushi u arrestua më 25 tetor, por Policia e Tiranës, në njoftimin zyrtar, deklaronte se ishte kapur si person në kërkim për trafik droge, akuzë për të cilën kishte lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar Gjykata e Genovas në Itali.

Në dosjen hetimore thuhet se duke ndjekur itinerarin e lëvizjes së mjetit tip “Passat”, kamerat e sigurisë e kanë fiksuar deri në afërsi të Qafë Mollës, në Malin e Dajtit.

Më pas, nga aty nuk kishin arritur të gjenin më asnjë gjurmë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, deri ditën e shtunë ku trupi i pajetë i tij u gjet në humnerë.

Read Previous

Shqiptarët akoma vrasin njëri-tjetrin për lidhje dashuria që nuk i aprovon fisi dhe familja

Read Next

Basha shpall zgjedhje edhe për LDGSH