Shqiptarët akoma vrasin njëri-tjetrin për lidhje dashuria që nuk i aprovon fisi dhe familja

Nga ngjarja e rëndë mbremjen e djeshme ne Elbasan mësohet se “ molla e sherrit “ ka qënë një femër.

Burimet i thanë Kumtarit se 19 vjecari Mikel Kovaci ka qënë në një lidhje me një vajzë nga fisi Hida, e cila dyshohet të jetë motra ose kushurira e Ardit Hidës. Kjo lidhje e kundërshtuar shënoi edhe bilancin tragjik.

Kujtojmë se Ardit Hida është 24 vjeçari që vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë të vëllain Mikel Kovaçi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.
Sipas burimeve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Është një tragjedi më vete edhe motivi i vrasjes e plagosjes së rëndë. Akoma ka në Shqipëri vrasje e konflikte për të tilla motive banale dhe prapanike.

Njoftimi i Policisë:
Elbasan

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit dhe i plagosjes së vëllait të tij, mbrëmjen e sotme.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kreu krimin.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të DVP, veprimeve të shpejta hetimore e profesionale, krehjes së zonës dhe kontrolleve të shumta, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin Ardit Hida 24 vjeç, i cili u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i thikës me të cilën ky shtetas plagosi dy vëllezërit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K.,19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Read Previous

Basha u përgjigjet akuzave: Sajesa të fabrikuara për interesa personale, mandati i Këlliçit ka mbaruar

Read Next

Dalin pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pa jetë i biznesmenit Hoxha