Basha shpall zgjedhje edhe për LDGSH

Pas Belind Këlliçit, Basha nxiton të zëvendësojë edhe Albana Vokshin. Ethet se “foltorja” po i merr çdo ditë e më shumë partinë kanë ngërthyer kryetarin me vulë të PD-s.

Mirëpo, sipas burimeve të kumtari.al nga brenda Partisë Demokratike, në ditët në vijim, Lulzim Bashën do ta braktisin të tjerë emra të rëndësishëm të cilët ai i mendon si mbështetës të tij. Sali Berisha jo vetëm i ka rrëmbyer bazën e partisë Bashës, por flitet se ka edhe mbi 70% të grupit parlamentar, dhe shkëputja e tyre nga Basha jo në bllok, është e programuar dhe mirëllogaritur.

Më poshtë njoftimi i PD për garën LDGSH:

Pas FRPD, hapet gara edhe në Forumin e Gruas. Për herë të parë, Kryetarja e LDGSH zgjidhet me parimin 1 anëtar, 1 votë.

Pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor, edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor. Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas.

Zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkte.

Për të garantuar standardet e procesit, Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga:

1. Grida Duma
2. Arta Sakja
3. Dhurata Çupi
4. Orjola Pampuri
5. Greta Bardeli
6. Alfrida Marku
7. Ina Zhupa
8. Eralda Tase Bano
9. Zheni Gjergji
10. Ledina Aliolli

Grupi i punës do të mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. Në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së.

Read Previous

Dalin pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pa jetë i biznesmenit Hoxha

Read Next

WhatsApp sjell risi tjetër