Covid: Virusi mund të ketë vrarë 80 mijë deri në 180 mijë punonjës të kujdesit shëndetësorë, thotë OBSH

Covid ka prekur rëndë stafin e kujdesit shëndetësor dhe mund të ketë vrarë nga 80,000 deri në 180,000 punonjës, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
 
Punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të kenë përparësi për vaksinat, tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus si dhe kritikoi padrejtësinë në shpërndarjen e vaksinave.
 
Vdekjet kanë ndodhur midis janarit 2020 dhe majit të këtij viti.
Vlerësohet se ka rreth 135 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor në mbarë botën.
 
“Të dhënat nga 119 vende sugjerojnë se mesatarisht, dy në pesë punonjës të kujdesit shëndetësor globalisht janë plotësisht të vaksinuar,” tha Dr Tedros.
 
 
“Por sigurisht, kjo mesatare kamuflon dallime të mëdha midis rajoneve dhe grupimeve ekonomike.”
 
Më pak se një në 10 punonjës të kujdesit shëndetësor u vaksinuan plotësisht në Afrikë, tha ai, krahasuar me tetë në 10 në vendet me të ardhura të larta.
 
Dështimi për t’u siguruar vendeve më të varfra vaksina të mjaftueshme u theksua më herët nga Dr Bruce Aylward, një drejtues i lartë në OBSH, i cili tha se kjo nënkuptonte se kriza Covid mund të “zvarritet lehtësisht edhe në 2022”.
 
Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera.
 
Shumica dërrmuese e vaksinave Covid në përgjithësi janë përdorur në vendet me të ardhura të larta ose me të ardhura mesatare të larta. Afrika përbën vetëm 2.6% të dozave të administruara globalisht.
 
Ideja origjinale e Covax, programi global i mbështetur nga OKB për shpërndarjen e vaksinave në mënyrë të drejtë, ishte që të gjitha vendet do të ishin në gjendje të blinin vaksina ngaky grup, duke përfshirë edhe vendet e pasura, shkruan korrespondentja e BBC Global Affairs Naomi Grimley.
 
Por shumica e vendeve të G7 vendosën të frenohen pasi filluan të bënin marrëveshje e tyre drejtpërdrejtë me kompanitë farmaceutike.

Read Previous

“Epo Shqipëri hesapi, kështu është këtu”

Read Next

Erdoganin e zë gjumi gjatë konferencës