Çfarë ju tha Basha nëpunësve të mbledhur në Fier

Kryetari i vulës së PD-së është pritur me protesta në Fier ka deklaruar se demokratët nuk mund të kërcënohen nga dhuna, duke iu referuar protestës së 8 janarit në selinë blu.

Ai është shprehur se i ka bërë thirrje Berishës dhe mbështetësve të tij se dhuna nuk është zgjidhja.

“Faleminderit për praninë tuaj në këtë takim që ka një rëndësi të veçantë pasi është takimi i parë që zhvillojmë pas një ngjarje dramatike siç është ajo e 8 janarit.

Me praninë tuaj, me zërin që ushton, sytë plotë shpresë nga e ardhmja që kemi vendosur të ndjekim, nga Fieri oshëtin mesazhi Zgjedhim të ardhmen.

Të zgjedhim të ardhmen përmes Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, Këshillit Kombëtar, dhe degëve të Partisë Demokratike, ti bëjmë të qartë shqiptarëve se për çfarë qëndrojmë.

Sot është 16 janari, është një ditë e ftohtë. Gjysma e familjeve shqiptare nuk i ngrohin dot shtëpitë e tyre.

Nuk po flasim për një vend të varfër, të degdisur në stepat e të Rusisë. Jemi të begatuar nga zoti me bukuri natyrore. Ky shtet nuk është i korruptuar por i të korruptuarve.

Ëndrra për një demokraci të vërtetë, për një Shqipëri si Europa, ka mbetur e parealizuar.

Kemi hedhur hapa. Nuk është rastësi që hapat që kemi hedhur është trashëgimi e demokratëve.

Hapat më domethënës, që nga shkëputja e Komunizmit, tek futja në NATO, është kontribut i demokratëve që vazhdojnë të sakrifikojnë gjithçka për shqiptarët.

Në këtë betejë kemi sakrifikuar shumë për të marrë peng nga interesat personale. Demokratët na kanë dhënë shumë besim, askush prej nesh nuk ka të drejtën të abuzojë me këtë besim.

Kjo ka qenë thirrja që i kam lëshuar për muaj me radhë, dhe paraardhësit tim që ti thërriste mendjes, që të mos vendoste interesat e demokratëve. Duke i bërë shërbimin më të mirë regjimit më të korruptuar të Ballkanit, siç është regjia e Edi Ramës.

Në kundërshtim me thirrjet tona, u kalua një vijë e kuqe që duhet të na ndajë, dhuna nuk është mjet i demokratëve. As nuk mund të kërcënohen, demokratët dhe as institucionet” – tha Basha.

Read Previous

Berisha deputetëve të Shkodrës: Bashkohuni vullnetit të votuesve tuaj…

Read Next

Mos ji një Gjokoviç apo një Johnson