Mos ji një Gjokoviç apo një Johnson

LONDON – JUNE 18: Boris Johnson and World number three Novak Djokovic pose for a photograph on an adidas special tennis court at County Hall on June 18, 2008 in London. (Photo by Getty Images for adidas)

Nga Maria Katsounaki

Novak Djokovic dhe Boris Johnson, ditët e fundit, janë shfaqur të dy dukshëm në media.

Tenisti numër 1 në renditjen botërore dhe kryeministri i Britanisë ofruan pa dëshirë një shërbim të rëndësishëm, duke gënjyer në kohë pandemie.

Turpi i tyre publik goditi arrogancën e pushtetit.

Gjokoviçit iu hoq viza nga ministri australian i imigracionit, ndërsa Johnson po vërtitet të fshehë faktin për një festë që ai organizoi në Downing Street gjatë një periudhe zie kombëtare (pas vdekjes së Princit Philip) dhe masave të rrepta kufizuese të vendosura për shkak të koronavirusit.

I pari u mbyt në mospërputhjet e veta, pasi secili prej pretendimeve të tij hodhi poshtë tjetrin.

Shtëpia prej kartoni që ai ndërtoi me dokumente që përgënjeshtronin njëra-tjetrën tashmë është shembur.

Johnson, sado që të kërkojë falje në Parlamentin Britanik, mbetet fatkeqësisht i pambrojtur para qytetarëve të vendit të tij, zyrës së tij dhe institucioneve.

Jeta e njerëzve me pushtet dhe famë po bëhet dukshëm më transparente në këto kohë të vështira.

Popullariteti (në rastin e Gjokoviqit) nuk është një mburojë; ligjet zbatohen pa përjashtim. Tingëllon ngushëlluese!

Pa marrë parasysh se sa skeptik është dikush për fuqinë e të pushtetshëmve, mund të ndihet i lehtësuar vetëm nga mekanizmat që i mbajnë ata përgjegjës në demokraci.

Aftësia e famës për të ofruar një mohim të realitetit është mbresëlënëse.

Djokovic dhe Johnson u sollën si fëmijë të llastuar.

Ata menduan se u ishte dhënë një leje  pa pagesë, në këmbim të shërbimeve që ofronin.

Ata e morën si të mirëqenë se mund të shkonin në rrugën e tyre, se kishin të drejtë të arratiseshin, të “falsifikonin” të vërtetën, t’u kthenin shpinën “rregullave të lojës” që të tjerët duhet t’i ndjekin me besnikëri dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Mesazhi është i dyfishtë: Përshpejtimi i ndryshimeve të shkaktuara nga katastrofat përfshin pjekurinë e shpejtë të shoqërisë dhe shtetit.

Marrja e përgjegjësisë është mënyra e vetme.

Përndryshe je ose Gjokoviç ose Xhonson./ekathimerini – kumtari.al

Read Previous

Çfarë ju tha Basha nëpunësve të mbledhur në Fier

Read Next

Anëtarët e FRESH-it mbushin sallën e Lulit në Fier