Çështja “McGonigal”/ Meta takohet me Berishën në selinë blu

Kryetari i Partise Demokratike (PD), Sali Berisha dhe Kryetari i Partise se Lirise (PL), Ilir Meta duke shtrenguar duart pas ceremonise se nenshkrimit te nje marreveshje per te garuar me kandidate te perbashket ne zgjedhjet e ardhshme lokale qe do te mbahen ne 14 maj 2023. Kandidatet per kryetare bashkie do te vendosen nga rezultatet e konkurimit ne primaret qe do te organizoje PD. Partia e Lirise do te kete kryetaret e Keshillave Bashkiake ne ato zona, ku kjo parti do te konsiderohet si vendimtare per te k

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar sot në selinë blu kreun e PD, Sali Berisha.

Takimi mes tyre ka zgjatur disa minuta, ndërsa pas përfundimit, Meta ka folur para gazetarëve duke theksuar se në fokus të diskutimit ka qenë çështja e ish-zyrtarit të FBI, McGonigal dhe përmendja e kryeministrit Edi Rama në aktakuzë.

“U diskutua për çështjet më të rëndësishme. Për nga rëndësia e jashtëzakonshme që ka zbardhja e skandalit që ka tronditur dhe mediat botërore, e demonstrimit sesi Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë kundër demokracisë. Regjimit të tij do i japin fund zgjedhjet dhe protestat”, deklaroi Meta pas takimit.

“Kemi rëndë dakord për shumë çështje të rëndësishme, mbështesim plotësisht PD dhe kërkesat e saj të drejta”, u shpreh ai.

Read Previous

Berisha: Rama u sëmurë nga gripi diplomatik

Read Next

18 miliardë dollarë për OJQ-të/ Perandoria ideologjike e Sorosit do të jetojë më tepër se ai vetë